Dardan Sejdiu ka një lajm për votat nga diaspora

Dardan Sejdiu nga Lëvizja Vetëvendosja ka shkruar se sot ka përfunduar procesi i Pranim Dorëzimit të Kutive të Prishtinës në Qendrën e Numërimit dhe asnjë kuti e Prishtinës nuk ka shkuar në karantinë.

Ndër të tjera Sejdiu ka shtuar se në zgjedhjet e 2013 votat nga diaspora ishin mbi 90 % për ne.

Ja shkrimi i Dardan Sejdiut

Propaganda e njerëzve dhe portaleve të njejta vazhdon, me kriju edhe huti edhe hapësirë për propagandë të mëtutjeshme.

Sot ka përfunduar procesi i Pranim Dorëzimit të Kutive të Prishtinës në Qendren e Numërimit dhe asnje kuti e Prishtinës nuk ka shkuar në karantinë.

Pasi të përfundon procesi për çdo komunë fillon futja e të dhënave nga formularët në sistem. Kur të përfundon edhe kjo të mërkuren dhe të enjten fillon numërimi i votave me kusht dhe votave me postë.

Në raundin e parë sikurse edhe në vitin 2013 trendi i votave me kusht përcjellë trendin e votave të përgjithshme në krejt komunën.

Ndërsa votat nga diaspora në roundin e parë ishin mbi 90 përqind për ne.

Presim konfirmimin e fitores shumë shpejtë.