Dardan Molliqaj: A e din kush ku mbeti Daut Haradinaj?

Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpallur tashmë listën finale të deputetëve që do të ulen në karriget e Kuvendit të Kosovës.

 Dardan Molliqaj ka fituar të drejtën të jetë deputet pasi mori besimin e 49.033 votave dhe është në listën e dhjetë deputetëve më të votuar në Kosovë.

E kjo ka bërë që Molliqaj të replikoj në distancë me deputetin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj.

Ky i fundit kishte deklaruar se Molliqaj kishte fituar vetëm 47 vota në qendrën e votimit në Beleg të Deçanit gjersa Molliqaj, atëbotë, i kishte thënë se përshëndetjen ja kthen pasi të bëhet numri, transmeton Telegrafi.

Dhe sot Molliqaj ka kërkuar që t`i tregojnë Haradinajt se votat janë numëruar dhe se ka mbi 49 mijë vota.

Postimi i plotë:

A e din kush ku mbeti Daut Haradinaj!? Tregoni dikush që votat janë numëruar dhe se jam zgjedhur deputet me mbi 49 mijë vota se mos është ende në Beleg tu u marrë me numërimin e votave të mia ????

Përndryshe, Lëvizja jonë fitoi 16 deputetë më shumë se në vitin 2014, gjithsejtë 32 deputetë, ndërsa AAK-ja nga 11 që kishte tash i fitoi vetëm 10. /Telegrafi/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT