Danimarka fton një shqiptar kundër Shqipërisë!

    Danimarka do të ketë një shqiptar përballë Kombëtares Shqiptare.

    Trajneri Morten Olsen shtoi në listën e danezëve edhe mbrojtësin Riza Durmishi. 21-vjeçari i cili luan te Brondbi është grumbulluar dhe ka shansin të luajë sfidën parë zyrtare me këtë përfaqëusese.

    Durmishi është shprehur i kënaqur për ftesën, që bëhet pikërisht ndaj vendit ku ka origjinën e tij, pasi të do të jetë një ndjenjë e veçantë.

    Ai ka luajtur në një miqësore me Danimarkën, në muajin qershor, ndërsa numëron disa takime me U21.