Danezja që shpëtoi fëmijën nga Nigeria, personi më frymëzues i vitit (Video)

Gruaja daneze e cila u bë e njohur botërisht pasi shpëtoi një fëmijë të sëmurë dhe të paushqyer dyvjeçar, është shpallur njeriu më frymëzues i vitit.

Anja Ringgren Loven është një punonjëse e organizatave humanitare e cila birësoi nigerianin e vogël, i cili konsiderohej si shtrigan në komunitetin ku jetonte.

Me gjestin e saj ajo rrëmbeu zërat e miliona njerëzve në mbarë botën, duke marrë çmimin në fjalë, dhe duke mposhtur emra të njohur si Barack Obama, Papa Françesku, apo Dalai Lama.

Mësohet se plot 100 personazhe nga e mbarë bota garonin për çmimin në fjalë të revistës “Ooom”, transmeton shekulli.

Fotoja ku Loven shfaqet duke i dhënë ujë dyvjeçarit, është shpërndarë pasivisht në mediat sociale duke prekur zemrat e njerëzve.