Dallku kërkon ndeshje lamtumirëse me Shqipërinë

 

Mbrojtësi Armend Dallku, këpucët e Kombëtares i ka vënë në ‘gozhdë’. Futbollisti, i cili ka regjistruar 64-paraqitje me fanelën e Shqipërisë (ka shënuar një gol), pret që të përshëndet me Kombëtaren dhe ‘Tifozët Kuq e Zi’, në një ndeshje të madhe. “Ende nuk kam biseduar, por së shpejti do të bisedojë me krerët e FSHF-së, në mënyrë që të përshëndetem në një ndeshje të madhe”, ka thënë për “sportal.al”, futbollisti i Vorskla Poltavësnë Ukrainë.
Në pyetjen se a do të kishte dëshirë që të përshëndetet në ndeshjen Shqipëri – Serbi, Dallku deklaroi: “Pse jo, edhe në këtë ndeshje”.
Ndryshe, 31-vjeçari gjatë karrierës së tij ka luajtur për Kosovën e Vushtrrisë, Prishtinën, Elbasanin dhe Vorskla Poltavën.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT