Ai do që të sigurojë një biletë për ndeshjen Kosova – Anglia, mund ta quaj vetën fatlum.

Pa dyshim interesimi është i jashtëzakonshëm për të qenë spektator në këtë ngjarje të rëndësishme sportive.

Federata e Futbollit e Kosovës sot do të nxjerrë në shitje biletat nga ora 16:00.

Nuk dihet saktësisht se sa bileta janë në dispozicion për tifozët, megjithatë tribuna veriore e kapacitetit prej 2500 vendeve nuk do të jetë e qasshme sepse ajo u takon “Dardanëve”, shkruan Indeksonline.

Po ashtu, pjesa më e madhe e vendeve në perëndim është e rezervuar.

Pra, sugjerohet që në tribunën lindore dhe atë jugore të kërkoni biletë./Indeksonline/