Dalin pamjet se si shqiptari vrau shitësin grek gjatë grabitjes

Një shqiptar së bashku edhe me një grek e kanë vrarë një shitës në Selanik paraditën e së shtunës.

Ngjarja është filmuar nga kamerat që ishin brenda dyqanit.

27-vjeçari shqiptar hyri brenda dyqanit i veshur me kapuç, i maskuar, me rroba të zeza dhe në dorë mbante një dyshek.

Në këtë moment, shqiptari nxjerr pistoletën që e mbante të fshehur brenda dyshekut.

Ai i kërkoi shitësit të dyqanit, të identifikuar si Mario, që të nxjerrë paratë nga kasa.

Pasi mori shumën që kërkoi, 27-vjeçari donte para të tjera.

Sipas pamjeve, mendohet se shitësit i ka thënë për të nxjerrë pjesën tjetër që i mbante të fshehura në një vend të dytë.

Teksa iu afrua 44-vjeçarit, ky i fundit tentoi të çarmatoste shqiptarin dhe u përpoqe t’i merrte pistoletën.

Mes tyre pati përleshje fizike.

Në pamje duket qartë momenti kur gjatë konfrontimit fizik, arma shkrepet dhe plumbi kap shitësin e dyqanit. 44-vjeçari mbeti i vdekur në vend.

Shqiptari u identifikua dhe arrestua brenda një kohe të shkurtër nga policia greke pas ngjarjes së rëndë.

Ai doli para gjykatës dhe akuzohet për vrasje, grabitje, armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës/TV KLAN.