Katër kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e një aksident që ka ndodhur në rrugën e Kombit.

Ndërsa tani report tv ka nxjerrë pamjet e aksidentit tragjik në afërsi të një karburanti në Rreshen, ku mjeti tip “Citroen” me të cilin udhëtonte familja Avdiaj nga Prishtina ka parakaluar një tjetër makinë, dhe më pas është përplasur me mjetin kamion tip me drejtus Isa Ishala, nga Rahoveci i Kosovës.

Mjeti “Citroen” ka bërë parakalim të gabuar dhe ka dalë në krah të kundërt, si pasojë është përplasur me kamionin që po vinte përballë.

Nga aksidenti i rëndë pësoi kryefamiljari që ishte edhe shoferi i veturës “Citroen”, Blerim Avdijaj 51-vjeçar, gruaja e tij Anjeza Avdijaj 34-vjeçare, dhe dy nga tre fëmijët e tyre që ishin në veturë, Klejdi Koçi 11-vjeç e Medina Avdiaj 5-vjeçe.

Klejdi Koçi ishte nipi i Blerim Avdiajt. Një nga anëtarët ka gjetur vdekjen në vendin e ngjarjes, ndërsa 3 të tjerët kanë shkuar me shenja jete në spitalin e Kukësit dhe kanë ndërruar jetë pak momente pas mbërritjes.

E plagosur rëndë ka mbetur edhe fëmija tjetër, Violeta Avdiaj 3-vjeçe, e cila është në spitalin e Traumës në Tiranë, ku që 24 orësh po merr kujdesin mjekësor.