Të afërmit e tre viktimave dyshojnë se ata humbën jetën nga neglizhenca e mjekëve.

“Mjekët në Tiranë thanë si ka mundësi që mjekët e Manzës i kthyen në shtëpi, tani është shumë vonë. Kur shkova në shtëpi pashë sa shumë kishin vuajtur”. Ajo shton se “do ta ndjemi ligjërish deri në fund, këtë çështje”, thonë nga familja/

Djali rrëfen për “Shqipëria live”, telefonatat me babanë, pasi u kthyen në shtëpi: “Ishin shumë keq, gjatë gjithë kohës duke vjellë, kanë marrë shumë ilaçe, por pa rezultat”.

Më tej, ata kanë shkuar sërish në ambulancë, ku janë nisur me urgjencë drejt Tiranës.

Tashmë, priten përgjigjet e toksikologjisë, për të konfirmuar nëse kërpudhat ishin shkaku i vërtetë i vdekjes së tyre.

Foto nga brenda shtëpisë: