Dalin pamje të reja nga shpërthimi në Bejrut

Një korrespondent turk në Lindjen e Mesme ka publikuar disa pamje të reja nga shpërthimi në Bejrut.

Dy shpërthime të fuqishme, shkaku i së cilave ende nuk dihet, kanë goditur mbrëmë kryeqytetin e Libanit, Bejrutin.

Nga këto dy shpërthime të fuqishme, kanë mbetur të vdekur së paku 78 persona dhe mbi 2500 të tjerë janë plagosur.

Shpërthimet e djeshme janë krahasuar me ato në Hiroshima dhe Nagasaki, derisa pamjet nga Bejruti janë apokaliptike.

Momenti i shpërthimit është kapur nga disa kënde të ndryshme, por një video e paparë deri më tani është publikuar nga korrespodenti, Ragıp Soylu.

Në këtë video shihet momenti i dy shpërthimeve të njëpasnjëshme që goditën dje Bejrutin.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT