Një 17 vjeçar serb është therur me thikë pas një përleshje me disa të rinj shqiptarë në hyrje të Urës së Ibrit.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti.

“Përleshja ka ndodhur në hyrje të Urës së Ibrit . Sipas dëshmitareve i riu serb kanë qenë i ngatërruar me disa të rinj shqiptarë. Këta kanë përdor mjete të mprehta dhe e kanë goditë të riun dhe më pas kanë ikur në drejtim të jugut”.

Hetuesit policorë janë duke kërkuar videot që kanë kapur pamjet në vendin e ngjarjes dhe të vazhdojnë hetimet.

17 vjeçari është jashtë rrezikut për jetë sipas mjekëve.

Lexo poshtu: Theret me thikë një i ri serb në Urën e Ibrit