Daily Mail: Kinematë e Dokufestit ndër më të mirat në botë (Foto)

E përditshmja britanike, “DailyMail”, ka përpiluar një listë prej kinemave më të mira në botë, të cilat janë në ambient të hapur.
Në këtë listë është përfshirë edhe qyteti i Prizrenit me kinematë e saja që krijohen me rastin e festivalit ndërkombëtar të filmave dokumentar, Dokufest, i cili aktivitetin e saj e ka nisur në vitin 2002.
Që nga ajo kohë, Dokufesti është shndërruar në një ngjarje kulturore që tërheq artistë nga rajoni dhe e gjithë bota, ndërsa kinematë e saja janë vendosur një lokacione me pamje mahnitësi, të tilla, si ajo në Kalanë 500-vjeçare të qytetit të Prizrenit, transmeton Telegrafi.
Për traditën e kinemasë së festivalit Dokufest, gazeta britanike shkruan se kinematë janë të lëvizshme, ku njëra ndër to gjendet edhe përgjatë Lumbardhit të qytetit, e cila turistëve u mundëson që të ndjejnë edhe freskinë duke shikuar filma dhe atmosferën mbresëlënëse të qytetit të Prizrenit. /Telegrafi/

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT