DAESH përdor si mburojë të gjallë 2 mijë familje në Irak

Organizata terroriste mban nën rrethim 2 fshatra me gjithsej rreth 2 mijë familje në Enbar që gjendet në jug të Feluxhe-s. Të rinjtë e këtyre fshatrave mbahen të burgosur në burgun e Feluxhe-s.

Shumica e 2 mijë familjeve që ndodhen nën duart e DAESH-it përbëhen nga gra, fëmijë dhe pleq.

Sipas deklaratës së bërë nga provinca e Enbar-it, njësitë e sigurisë së Irakut dhe forcat e fiseve në këtë rajon janë përfunduar përgatitjet ushtarake për të shpëtuar fshatrat nga duart e organizatës terroriste DAESH dhe për të thyer rrethimin që mban të bllokuar familjet e këtyre fshatrave.

Ushtria e Irakut, ditën e enjte kishte shpëtuar 6 fshatra nga duart e DAESH-it në Enbar në afërsi të Feluxh-ës.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT