Daçiq: Kontestuese mënyra jo e drejta për vetëvendosjen e kosovës

Serbia nuk mohon të drejtën e vetëvendosjes së Kosovës, por mohon mënyrën me të cilën ajo bëhet – me akte të njëanshme, pa marrëveshje me shtetin nga i cili shkëputet, sepse kjo hap mundësinë e precedentit edhe me shtete të tjera”, ka deklaruar shefi i diplomacisë së Serbisë Ivica Daçiq, njofton FoNet, transmeton qik.
Daçiq në hapje të seminarit të 88 Rouz-Rot të Asamblesë Parlamentare të NAT0-s ka thënë se Serbia është kundër transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në forca të armatosura, sepse sipas tij, kjo nuk është në përputhje me Rezolutën 1244 e cila edhe më tej është dokument valid që ka të bëjë me Kosovën, e kjo, siç ka vlerësuar ai, ka edhe pasoja edhe për sigurinë në rajon. (qik)
- Advertisement -

MË TË FUNDIT