Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se shtetin e tij janë duke e pritur disa beteja të vështira në ballafaqim me përpjekjet e Kosovës për t’u anëtarësuar në disa organizata ndërkombëtare, si në Këshill të Europës (KiE) dhe UNESCO.
Daçiq në Parlament të Serbisë, ka thënë se është e rëndësishme që pala serbe të ketë një qasje aktive, dhe të bëjë krejt çfarë është e mundur për t’i parandaluar këto përpjeke të Kosovës, transmeton lajmi.net.

“Na pret një betejë e vështirë rreth anëtarësimit të Kosovës në disa organizata ndërkombëtare. Pritet që Kosova të bëjë një kërkesë për anëtarësim në Këshill të Europës, në UNESC. Ndërsa anëtarësimi në OSBE është i pamundur, pasi për këtë vendoset me konsensus. Por në çdo takim, delegacioni i Shqipërisë, nganjëherë edhe i SHBA-ve, e kanë shtruar çështjen e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë”, ka thënë Daçiq për mediat serbe.