Në fakt, është një dukuri e pashpjegueshme nga shkenctarët, fetarët, bamirësit se si ngjau kjo fatkeqësi në Durrës, përderisa kryetari i saj i kishte marrë të gjitha masat.

Vetë Gjushi i mori të tëra masat që tërmeti mos të binte.

A u interesua ai për mosdhënien e lejeve në tokat kënetore? Cilësinë e hekurit apo betonit që shpërndante vetë? Jo, aspak; bëri më shumë se kaq, ngriti statujën e hyjnisë Redon që na mbron nga tërmetet.

Tani ec e gjeje pse i doli fjale Redoni Gjushit…