CR7 e kërkoi për vite gruan që e ushqeu që fëmijë, Paula lajmërohet dhe tregon gjithçka (FOTO LAJM)

Cristiano Ronaldo mund të përballojë gjithçka që dëshiron, ai është futbollisti më i paguar në botë që ka fituar deri tash hiq më pak se një miliard dollarë në histori.

Mirëpo, dikur ai kishte momente të vështira madje nuk kishte as bukë për të ngrënë, transmeton “Zeri.info”.

Cristiano u rrit në një familje të varfër prej gjashtë personash. Nëna e tij Dolores luftonte si një luaneshë për fëmijët e saj. Ajo punoi disa punë për të siguruar jetesën. Babai i Ronaldos ishte një veteran i luftës, ai kishte “PTSD” dhe i trajtoi problemet e tij me alkool, kështu që e gjithë barra ra mbi Dlores.

Ronaldo ishte i dashuruar me futbollin dhe nëna e tij bëri gjithçka për ta bërë të mundur që të realizonte ëndrrën e tij dhe të bëhej një futbollist profesionist. Në moshën 12 vjeç, ai shkoi në Sporting të Lisbonës krejt i vetëm. Ai nuk kishte para dhe ishte shpesh i uritur.

“Unë isha 12 vjeç dhe nuk kisha para. Jetoja me lojtarë të tjerë bashkëmoshatarë nga pjesë të tjera të Portugalisë. Ishte shumë e vështirë për mua pa familjen time. Mbaj mend se ishte një McDonald’s ku morëm burgerët që nuk arrinin t’i shesin. Një grua Edna dhe dy vajza të tjera punuan në të. Shpresoj se njerëzit do të më ndihmojnë t’i gjej”, kishte thënë Ronaldo në një intervistë në televizionin britanik vitin e kaluar.Image

Tifozët e tij u nisën menjëherë në kërkim të atyre grave, rrjetet sociale u pushtuan dhe një ditë një grua u lajmërua. Quhet Paula Lesa kishte thënë ajo.

“Ata paraqiteshin përpara restorantit dhe nëse do të kishin mbetur disa burger pa shitur, menaxheri na linte t’i jepnim atyre. Një nga djemtë ishte Cristiano, i cili ishte më i ndrojturi. Ata vinin pothuajse çdo natë”, tha Paula për Radio Rilindjes.

“Tani më pëlqen e gjitha. Unë i thashë djalit tim që kështu ushqeja Ronaldon por ai nuk mund ta besonte. Ishte e vështirë për të të imagjinonte nënën e tij duke i dhënë burger Ronaldos. Burri im e dinte për këtë sepse ai erdhi të më merrte në punë disa herë, kështu që pashë Cristianon atje”, shtoi Paula.Image

Ronaldo tha se do të dëshironte që punëtorët nga Meka të vinin tek ai për darkë, në mënyrë që t’i shlyente borxhin. Paula thotë se me kënaqësi do ta pranojë ftesën.

“Së pari do ta falënderoj që më kujton dhe pastaj do të flasim dhe do të kujtojmë të kaluarën”, ka përfunduar Paula.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT