Covid-19 po përhapet, 477 raste aktive në Kosovë

Nga 8 shkurti deri më 13 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 18.247 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Prej tyre, pozitive kanë rezultuar 1.437 raste, ndërsa janë regjistruar 32 raste të vdekjes së pacientëve, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Lexo Edhe:
Covid-19 po përhapet, 477 raste aktive në Kosovë
Ndërkaq, deri më sot janë shëruar 928 pacientë të prekur nga Covid-19.

Numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 477.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrur të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Të shtunën janë testuar gjithsej 313 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 53 raste.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT