Covid-19 i mori jetën 17-vjeçarit, rëndë edhe babai

Një 17-vjeçar nga Elbasani ka humbur jetën në spitalin “Shefqet Ndroqi” këtë mëngjes, pasi ishte infektuar me koronavirus.

Adoleshenti kishte një javë i shtruar në spitalin Covid2.  17-vjeçari Qamil Saiti, para një jave ishte në gjendje dhe se prej 4 ditësh ishte i intubuar.

Por gjithashtu edhe prindërit e viktimës janë të prekur nga Covid-19.

Nëna e viktimës fatmirësisht është shëruar nga kjo sëmundje dhe se para disa ditësh ka dalë nga spitali.

Ndërkohë babai i 17-vjeçarit është në gjendje të rëndë, i shtruar në spitalin Covid2.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT