Conte te Spurs: Sa do të fitojë italiani krahasuar me Kloppin, Guardiolan dhe Tuchelin

Antonio Conte është tashmë trajner i Tottenham Hotspur.

Espirito Santo u shkarkua pas humbjes së rëndë 3-0 të skuadrës së tij ndaj Manchester United. Ky rezultat i la Spurs në vendin e tetë në tabelën e Ligës Premier duke fituar pesë dhe humbur pesë nga 10 ndeshjet e tyre të para.

Spursave nuk ka marrë shumë kohë për të gjetur një zëvendësues.

Conte tashmë ka marrë drejtimin e Spurs, ndërsa në mbrëmje do të takohet me lojtarët dhe ta zhvillojë seancën e parë stërvitore

Ish-strategu8 i Chelseat ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2023 me Tottenhamin, derisa i janë premtuar afro 180 milionë euro vetëm për transferime.

Por, kur jemi tek të hollat, ku renditet Conte me pagën e tij krahasuar me homologët e tij nga liga angleze:

8# Rafael Benitez – 7 milionë funte në vit

7# Ole Gunnar Solskjaer- 7.5 milionë funte në vit

6# Marcelo Bielsa – 8 milionë funte në vit

=4 Brendan Rodgers – 10 milionë funte në vit

=4 Thomas Tuchel – 10 milionë funte në vit

3# Antonio Conte – 13.3 milionë funte në vit

2# Jurgen Klopp – 15 milionë funte në vit

1# Pep Guardiola – 25 milionë funte në vit. /Telegrafi/