Conte e liron Fabregasin të shkojë te skuadra italiane

Mediat britanike raportojnë se Cesc Fabregasit i është thënë se mund të largohet nga Chelsea për t’iu bashkuar Juventusit.

Bianconerët kanë nevojë për përforcimin e mesfushës pas largimit të Paul Pogbas dhe deri më tani janë lidhur me disa futbollistë.

Sipas The Sun, menaxheri i Bluve, Antonio Conte, njëherësh ish-trajner i Zonjës së Vjetër, i ka thënë spanjollit se mund të largohet nga Stamford Bridge, pasi nuk përshtatet në sistemin e tij të lojës.

29-vjeçari nuk është lojtar që angazhohet në fazën defensive, prandaj nuk përshtatet në lojën e strategut italian, i cili është i njohur për stilin e lojës me sulm dhe mbrojtje të përbashkët të skuadrës.

Fabregas ka luajtur vetëm 12 minuta në tri ndeshjet e para të sezonit të ri në Ligën Premier. /Telegrafi/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT