Conor McGregor do të përballet me Dustin Poirier në mëngjesin e hershëm të ditës së dielë. Irlandezi dhe amerikani do të ndeshen mes vete të shtunën në përballjen e tretë ndaj njëri-tjetrit në UFC 264.

Dyshja kanë luftuar ndaj njëri-tjetrit dy herë më parë në karrierën e tyre në UFC, me McGregor që fitoi me nokaut ndeshjen e parë më 2014 dhe Poirier që mposhti irlandezin në luftën e tyre të fundit në Abu Dhabi më parë këtë vit.

Irlandezi ka premtuar rikthim të madh me fitore në UFC, kurse Poirer ka thënë se do të veprojë ashtu siç di më së miri ndaj kundërshtarit irlandez.