Çollaku: Sivjet e nënshkruajmë MSA’në dhe marrim rekomandimin për vizat

     

     

    Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka pritur sot në takim njoftues, ambasadoren e re të Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç.

    Çollaku i vlerësoi të shkëlqyera raportet në mes të dyja shteteve.

    Po ashtu ai e njoftoi mysafiren edhe me arritjet dhe progresin që po shënon Kosova lidhur me agjendën e saj evropiane duke thënë se këtë vit Kosova do të nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilizimi Asociimit dhe do të merr rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave.

    Kurse diplomatja turke, Kivilcim Kiliç, ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e Turqisë ndaj Kosovës, transmeton Klan K.