Çollaku: Sa ma shpejtë të behët liberalizimi i vizave për Kosovën

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku ka pritur në takim Komisionerin e Bashkimit Evropian për Punë të Brendshme, Migracion dhe Shtetësi, Dimitris Avramopulos me të cilin biseduan rreth dialogut teknik dhe politik si dhe rreth liberalizimit të Vizave për Kosovën.
Ministri Çollaku përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ka theksuar edhe para Komisionerit nevojën për një rekomandim të shpejtë për liberalizim të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, bazuar në reformat e vazhdueshme dhe përmbushjen e kushteve të udhërrëfyesit për liberalizim të vizave. U inkurajova nga Avramoupulos që dha një mesazh shumë pozitiv duke e konfirmuar që është bërë progres fantastik dhe se jemi duke i kaluar hapat e fundit të procesit.
Ja postimi i plot i Ministrit për Integrim Bekim Çollaku
Sot kishim një takim të frytshëm me Z. Dimitris Avramopulos, Komisionerin e Bashkimit Evropian për Punë të Brenshme, Migracion dhe Shtetësi, në kontekstin e dialogut teknik dhe politik për Liberalizimin e Vizave për Kosovën. E theksova edhe para Komisionerit nevojën për një rekomandim të shpejtë për liberalizim të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës bazuar në reformat e vazhdueshme dhe përmbushjen e kushteve të udhërrëfyesit për liberalizim të vizave. U inkurajova që Komisioneri Avramoupulos dha një mesazh shumë pozitiv duke konfirmuar që është bërë progres fantastik dhe se jemi duke i kaluar hapat e fundit të procesit. Sapo të konfirmojmë përmbushjen e kërkesave teknike ne do t’i paraqesim Komisionit Evropian një raport përfundimtar me shpresë që kjo të jetë bazë për një vendim për rekomandim pozitiv. Sigurisht një sfidë e diskutuar hollësisht ishte edhe migrimi i parregullt, të cilin do të vazhdojmë ta adresojmë me përkushtimin e njëjtë deri në ndaljen e plotësishme të tij.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT