Çollaku: Këtë vit lëvizim pa viza

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka bërë me dije se Komisioni Evropian ka konfirmuar se ajo çfarë është kërkuar nga Kosova për liberalizim të vizave është përmbushur.
\
Ai ka treguar se ky lajm u është konfirmuar në mënyrë zyrtare në vizitën e fundit që ka pasur së bashku me kryeministrin Isa Mustafa në Bruksel. “Ishte tepër pozitiv konstatimi nga Komisioni Evropian, se Kosova me sukses i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave. Kjo është hera e parë që Komisioni Evropian pranoi zyrtarisht se Kosova i ka përmbushur kriteret”, ka thënë Çollaku në një intervistë për “Epokën e re”.
Ai është shprehur u bindur se këtë vit qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza. “Gjithmonë ka thënë se gjatë vitit 2016 qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza. Këtë e rikonfirmoj përsëri dhe jam i sigurt se pikërisht kështu do të ndodhë”, ka thënë Çollaku.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT