Çollaku jep lajmin e madh: BE rekomandon heqjen e vizave

Ministri për Integrim Evropian Bekim Çollaku tha: “Sapo pranuam lajmin per miratimin e rekomandimit nga ana e kolegjit të Komisionerëve të Bashkimit Evropian.

“I falënderoj secilin për tyre për këtë vendim me vend. Ky vendim i Komisionit Evropian është një konfirmim më se i mirëseardhur si rezultat i përmbushjes së kritereve të procesit. Tani besoj se për të gjithë është e qartë që procesi më të vërtetë është në hapat e fundit. Kjo do të përforcoj ndjenjën tonë të përkatësisë evropiane. Ky veprim sinjalizon përfundimin e izolimit të kosovarëve, dhe trajtimin e tyre të barabartë me të gjithë popujt e rajonit. Kjo është edhe dëshmi e përgatitjes dhe pjekurisë së institucioneve tona shtetërore”, ka thene Çollaku.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT