Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka thënë se emigrimi i qytetarëve të Kosovës në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian është problem, i cili kërkon zgjidhje brenda Kosovës dhe se ekzekutivi i vendit është duke punuar të gjejë mënyrën e duhur për ta parandaluar braktisjen e vendit. Në intervistën dhënë “Zërit” ai thotë se ndihmesë në këtë drejtim do të ishte edhe punësimi sezonal në vendet e Bashkimit Evropian, megjithatë, u shpreh i bindur se zgjidhja duhet të gjendet brenda Kosovës. Sipas Çollakut, qytetarët e Kosovës nuk kualifikohen për azil në BE, pasi që azili jepet në bazë të arsyeshmërisë dhe evidencës së fortë kur dikush përndiqet dhe persekutohet në bazë të përkatësisë racore, fetare, nacionale, bindjeve politike apo në raste të shkeljeve të të drejtave njerëzore, por jo në baza të kushteve socio-ekonomike. Ai më tej ka shtuar se pret që Kosova t’i përmbushë të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, prandaj, sipas Çollakut, qytetarët e Kosovës e meritojnë heqjen e regjimit të vizave
Çollaku: Emigrimi ndalet në Kosovë, jo në BE
- Advertisement -