Çmimi “Impac”, shkon për Jim Crace

Shkrimtari 69-vjeçar mori një ndër çmimet më të mëdha, për një punë të vetme fiksion, “Harvest”, historia e ditëve të fundit të një fshati anglez, ku një mënyrë e vjetër e jetesës është duke përfunduar dhe ku tre të huaj misterioz shkaktojnë një seri të ngjarjeve kataklizmike.

Romancieri anglez Jim Crace, ka fituar çmimin letrar “IMPAC Dublin” prej 100,000 eurosh, duke e lënë atë të lirë, të dalë në pension dhe ta konsiderojë të shkruarit si një hobi.

Shkrimtari 69-vjeçar mori një ndër çmimet më të mëdha, për një punë të vetme fiksion, “Harvest”, historia e ditëve të fundit të një fshati anglez, ku një mënyrë e vjetër e jetesës është duke përfunduar dhe ku tre të huaj misterioz shkaktojnë një seri të ngjarjeve kataklizmike.

“Harvest” para dy vjetësh u nominua për çmimin “Man Booker”, por u mund nga autori australian Richard Flanagan me “The Narrow Road to the Deep North”.

Crace vitin e kaluar fitoi çmimin prej 95,000 dollarë. Edhe pse do të dalë në pension, ai ka thënë se ende do të shkruajë, por vetëm për veten e tij. /kultplus/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT