Çmimi i naftës së papërpunuar në bursa ndodhet këto ditë në të njëjtat kuota rekord që arriti në muajin Mars, kur u shënua kulmi historik i çmimit për fuçi.
Në bursat e Teksasit dhe Londrës, çmimet variojnë në rreth 121 dhe 123 dollarë për fuçi, deri në dy dollarë më pak se rekordi i Marsit, i shkaktuar nga efektet e nisjes së sulmit rus në Ukrainë.
Ekspertët thonë se janë disa faktorë që po ndikojnë në mbajtjen të lartë të çmimit. Ndër të tjera është edhe aktivitetit industrial nga Kina në muajin Maj, që ushqeu edhe rritjen e kërkesës për karburant, në kushtet kur prodhimi i naftës është redukutar.
Tendenca megjithatë është në rritje pasi mbetet ende e pazgjidhur se si do e zëvendësojë Bashkimi Europian, sasinë e munguar të naftës ruse, pasi importet të bllokohen plotësisht deri në fund të vitit. OPEC-u, karteli më i madh i naftës në botë nuk ka asnjë plan të shtojë prodhimin për të stabilizuar tregun.