Çmimet kanë fluturuar’, Mushkolaj: A është duke jetuar Albin Kurti në Kosovë?

Gazetari dhe opinonisti, Imer Mushklaj, ka pyetur nëse kryeministri Albin Kurti po jeton në Kosovë, dhe a është duke e parë shtrenjtimin e jetës.

Mushkolaj ka kërkuar nga kryeministri i vendit Albin Kurti, që të marrë masa sa më shpejt në lidhje me këtë problem, të menaxhojë këtë krizë pasi që këto rritje të çmimeve godasin një pjesë të madhe të qytetarëve.

Postimi i plotë:

A po jeton Albin Kurti n’Kosovë? A po e sheh sa është shtrenjtuar jeta e qytetarit? OK, e kuptojmë logjikën e tregut të lirë. Por në kohën kur çmimet e produkteve bazike për jetesë kanë “fluturuar”, qeveria nuk duhet dhe nuk mundet të rrijë indiferente. Rritja e frikshme e çmimeve po godet një pjesë të madhe të qytetarëve, andaj urdhno Albin, merr masa, menaxhoje krizën!./gazetametro.net

- Advertisement -

MË TË FUNDIT