Një tifoz anglez ka zbuluar çmimet e biletave në tregun e zi, për ndeshjen Kosovë – Angli.

Kosova – Anglia nis pas pak minutash, në orën 18:00 në “Fadil Vokrri”, transmeton Insporti.

Një tifoz anglez në rrjetin social ‘Twitter’ ka treguar shifrën që kap një biletë në tregun e zi.

Ai ka zbuluar se ka linja të gjata para hyrjeve të stadiumit, derisa pa bileta kanë mbetur shumë tifozë.

Sipas tifozit anglez, Billy Grant, shitësit në tregun e zi po kërkojnë mbi 100 euro për një biletë.

Kujtojmë se biletat në tribunat veriore dhe jugore kanë çmimin e 5 eurove, ato në tribunën lindore 10-15 euro, kurse në atë perëndimore 15-20 euro.