“Çmenduria” e fansave të Taynas, ia lidhin këpucët gjatë performancës (VIDEO)

Tayna ka arritur që shumë shpejt të krijon një numër të madh të adhuruesve kudo që ka shqiptarë.

Por, disa nga fansat e saj janë në gjendje të bëjë pothuajse çdo gjë për të, e kjo ka ndodhur edhe në një prej koncerteve që reperja ka mbajtur së fundi, shkruan Indeksonline.

Në një video që po qarkullon së fundi në rrjetet sociale shihet një adhuruese e Taynas e cila ia lidhë këpucët teksa reperja vazhdon të perfomojë.

“Kujdesi i fansave për Taynen”, shkruan në mbishkrimin e videos, e që tregoj për dashurinë e madhe që ata kanë për të.

Edhe reperja nuk i zhgënjen, pasi përveç që jep maksimumin në secilën performancë, ajo poashtu po sjell projekte të një pas njëshme që po pëlqen shumë.

Kujtojmë që kënga e saj e fundit është “Lakmitare” në bashkëpunim me reperin, Mozzik./Indeksonline/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT