Sfida midis Italisë dhe Anglisë pritet me mjaft interes nga e gjithë bota e futbollit, pasi të dyja kombëtaret do të kërkojnë të bëjnë histori.

Ndeshja do të luhet në stadiumin ‘”Wembley” dhe me biletat po ndodh një çmenduri e vërtetë.

Sipas “Gazzetta.it”, një grup prej 4 tifozësh kanë paguar nëpërmjet uebsajtit E-Bay, 70 mijë euro për të ndjekur finalen. Shifra të çmendura këto ku i bie 17500 euro për biletë.

Këtë Europian është abuzuar me çmimin e biletave, pasi shtija e tyre është bërë online dhe jo në mënyrë fizike për të shmangur radhën për shkak të pandemisë.