Clark për Thaçin: Ishte entuziastë për të ardhmen e vendit, nuk mund të krijosh shtet të ri nëse nuk je gati të vdesësh për të

Gjenerali Wesley Clark në një intervistë përballë Blendi Fevziut, ka folur për Hashim Thaçin dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Clark është pyetur se në takimin që kishte me Thaçin gjatë kohës së luftës, a ishte ai entuziast për të ardhmen e vendit.

Në këtë intervistë, Clark ka thënë se Thaçi dhe të tjerët ishin shumë entuziastë dhe tepër të vendosur për të ardhmen e vendit.

Ai tutje është shprehur se nuk mund të krijosh një shtet të ri, nëse nuk je gati të luftosh dhe të vdesësh për të.“Shumë entuziastë ishin, tepër të vendosur. Nuk mund të krijosh një shtet të ri, nëse nuk je gati të luftosh dhe të vdesësh për të. Në Siri në 2010, 2011, 12 a 2013… jam takuar me raste me liderët e opozitës siriane. Ata nuk futeshin ne Siri. Njerëzit luftonin brenda ne Siri, po ata nuk futeshin. U kam thënë në atë kohë Alija Izetbegoviçi nuk do ta kishte mbajtur kurrë të bashkuar Bosnjën, po te mos kishte qëndruar në Sarajevë. Nëse je udhëheqës politik duhet të jesh atje, ku është konflikti. S’mund të rrish në Paris, duke ngrënë kruasan e pirë kapuçino e duke u mundur të komandosh se çfarë do të ndodhë. Ata thjesht nuk shkonin, nuk rrezikonin. Si rezultat Harasadi është në pushtet”, ka thënë Clark.

Më poshtë keni intervistën e tij të plotë.