Çka thënë serbët për fitoren e Shqipërisë?

Mediat serbe kësaj radhe e kanë bërë raportin për fitoren e Shqipërisë ndaj Francës. Gazeta serbe “Blic” ka shkruar se Shqipëria e ka merituar fitoren me një gol fantastik të shënuar nga Kaçe.

“Blic” e ka lavduar kombëtaren tonë duke thënë se jo rastësisht ka rezultate pozitive kohëve të fundit. “B92” shkruante se Franca u turpërua duke u mposhtur nga një kombëtare e nivelit të ulët si Shqipëria.

Fajtorë për këtë i përshkroi lojtarët e Francës të cilët sipas tyre ishin të pagjakë në fushë. Raporti i ndeshjes është publikuar edhe në televizionet serbe.

“Shqipëria shfrytëzon terrenin vendas përballë lojtarëve të pamotivuar francez” thuhet një titullin e një televizioni serb. Një televizion tjetër e quajti lojën e Shqipërisë si tejet të mirë në mbrojtje

- Advertisement -

MË TË FUNDIT