Edhe pse dikur ishte njëri nga klubet e njohura, si dhe shpesh herë pretendente kryesore për ta rrëmbyer kupën e Kosovës në hendboll, këtë sezon klubi i Drenasit nuk e filloj edhe mirë.
Shikuar në listën tabelar, klubi drenicas gjendet ne pozitën e fundit duke rrezikuar kështu edhe mbetjen në superligë. Që nga fillimi i sezonit dhe deri më tani, KH Drenica nuk arrit të shënoj as edhe një fitore të vetme.
Me rezultatin e ndeshjes së djeshme, ku si vendas pësoj humbje ndaj KH Zhegrës, u rendit në pozitën e tetë me vetëm shtatë pikë.
Bëhet e ditur se kritikat nda KH Drenicës kanë filluar nga shumë simpatizues të klubit të tyre, duke mos i kursyer as ofendime të rënda në adresë të klubit në rrjete sociale.
Ndërkohë, në një postim në faqen zyrtare të KH Drenicës në facebook, stafi udhëheqës ka kërkuar përkrahja dhe kurajo nga të gjithë simpatizuesit e KH Drenicës, në këto ditë të vështira në të cilat po kalon klubi nga Drenasi. /Drenicapress/
- Advertisement -