Analisti Vigan Qorrolli ka komentuar përbërjen e listave për kandidatë nga partitë politike që kanë dorëzuar dje në KQZ.

Ai ka thënë se me t’i parë këto lista e sheh se çka nënkupton ‘kapje e shtetit’ në të dy listat e partive që ai  quan kryekapse: PDK dhe LDK.

“Kushdo qe ka pas dilema deri mbreme se çka nënkupton “kapja e shtetit” — le te ndalet ne dy listat per deputete te dy partive kryekapese: PDK dhe LDK”.

Qorrolli shton se në këto lista gjen ish-kryeprokuror shteti dhe ish-kryepolic shteti.

Sipas tij sistemi i drejtësisë dhe policisë janë për ‘mashallah’ dhe se Kosova është model për sundim të ligjit në gjithë Evropën.

Në fund, analisti ka shtuar se krimi dhe korrupsioni nuk janë luftuar asnjëherë në Kosovë sepse malinjiteti politik ka emër.

Ky është shkrimi i tij i plotë në Facebook: