Çka ndodhë nëse VV e LDK shkojnë pa marrëveshje të enjten në Kuvend

VV dhe LDK, dy ditë para mbajtjes së seancës konstituive nuk kanë arritur ende marrëveshje.

Por çka nëse deri tek seanca shkohet pa marrëveshje koalicioni mes këtyre dy partive?

Njohësi i rrethanave politike, Artan Murati, ka thënë se nëse shkohet pa marrëveshje, VV-së i duhet ta propozojë kandidatin për Kryetar Kuvendi.

Në qoftë se nuk votohet, sipas Muratit do të vijnë telashet e para.

Madje sipas tij, në alternativën e tretë, seanca mund të bllokohet krejtësisht.

Postimi i plotë i Muratit:

Tri skenaret e seances konstituive te Kuvendit, te enjten

I pari, me i miri: arrihet marreveshja e koalicionit. Zgjedhja e Kryetarit dhe e Kryesise behet shpejt e thjeshte. Deputetet betohen, konstituimi kryhet.

I dyti: nuk ka marreveshje. VV e propozon kandidatin per Kryetar Kuvendi. Nese votohet, mire. Nese nuk votohet, fillojne telashet. Rregullorja e Punes se Kuvendit nuk parasheh cka ndodhe nese votimi eshte negativ. Megjithate, Gjykata Kushtetuese ka sqaruar se propozimin per Kryetar te Kuvendit e mbane ekskluzivisht grupi me i madh parlamentar, qe i bie Levizja Vetevendosje. Nese nuk kalon i pari, duhet konsensus per emrin epropozimit tjeter te VV-se.

I treti, me i keqi: meqenese nuk ka afat per konstituim te Kuvendit, dhe meqenese vec LVV e ka te drejten per propozim te emrit per Kryeparlamentar, seanca mund te bllokohet. VV nuk paraqet propozim, ose nuk merr pjese ne seancen konstituive. Ketu fillojne lojerat tjera politike.

Shpresoj qe do te ndodhe skenari i pare. Nuk kemi kohe per te humbur, as edhe nje dite te vetme. /Lajmi.net/