Çka ju luten Papës politikanet tonë?

 Shkruan: Bedri Syla – Teolog /

A thua këta që morën pjesë në “Shenjtërimin e Bojaxhiut” a e luten Papën që ta njoh Pavarësinë e Kosovës, apo e luten “te posa shenjtëruarën” që të ndërmjetësojë te Papa që ta njeh Pavarësinë e Kosovës, ndoshta këta politikanët tanë më shumë nevojë kanë pasur që ta lusin njërin nga të sipërpërmendurit -nëse vërtet ju besojnë atyre -që t’ua falin mëkatet, sepse janë mbushur haram deri ne hundë- edhe pse natyrisht mëkatet i falë vetëm Allahu- pasi nuk isha i sigurte, se a i besojnë këta Allahut u shpreha në këtë mënyrë?!

-Pjesëmarrja e tyre në këtë eveniment më shumë duket pjesëmarrje dekori se diç tjetër, ose ndoshta ju ka tepruar buxheti i popullit dhe kanë thënë “hajt se gati fundi i vitit e t’i shpenzojmë”, apo… -Të marrim një foto e ndoshta si dihet, “populli ynë” apo dikush tjetër në të ardhmen na shenjtëron e i duhet me gjet tek ne ndonjë mrekulli -e besa s’është rendi që gjen -kështu që këtë foto në Vatikan me Papën me të qeshura false e marrin për mrekulli…

Këtyre politikanëve tanë u them (që të gjithëve pa dallim) , për Zotin mos gaboni me ju thanë hoxhallarëve apo priftërinjve feja është e ndarë nga shteti, apo mos u merreni me politikë! Si teolog e them edhe këtë: mendoj që ju si përgjegjës kryesor të institucioneve tona, atje në Vatikan me veprimet e juaja e prishët në rrënjë atë formën e laicizmit si e shpjegonit ju se feja është e ndarë nga shteti, kur ju i shkelët të drejtat e pjesës dërmuese të votuesve-qytetarëve tuaj, duke përdorur standarde të dyfishta në raport me ta. E dini për çfarë e kam fjalën, besoj mirë e dini…

Veprimet e juaja në Vatikan dhe qëndrimet tuaja në atë ceremoni atje besoni se mua si hoxhë-teolog me gëzuan pa masë, a mund ta besoni këtë?? Nëse jo, ua shpjegoj pse , më nuk pinë ujë ajo meseleja e juaj e vjetër e shpjegimit te laicizmit apo shekullarizimit, a e dini pse ?E shkelet me dy këmbe shekullarizimin në Vatikan, s’ka më për dikë nënë e për dikë njerkë…Por prapë nëse vazhdoni me standarde të dyfishta, për Zotin dijeni se do ju mallkojë edhe populli juaj, por edhe mbi ju do zbresë mallkimi i Zotit të Vërtetë. Shenjat veç po shfaqen.. Besimtarë muslimanë “Nënë Tereza” ka vdekur si çdo rob i Zotit qe do vdesë, sepse ishte njeri. Ne asgjë nuk përfitojmë nëse e shajmë apo ofendojmë atë, fetarisht jemi të thirrur që kur vdes njeriu të mos merremi me të metat e tij…

Besimtarë të krishterë, ne myslimanet jemi te lumtur kur ju lumturoheni, shpresojmë qe edhe ju te jeni të tillë në raport me ne. Kam një porosi për ju: përkujtojeni dhe dojeni Nenë Zahiden tonë, ashtu si myslimanët po e respektojnë dhe dunë Nënën Terezë tuajën! Shpresoj që pas këtij lloji të shenjtërimit të Nënë Terezë-e qe në fenë tonë e drejtë ekskluzive për të shenjtëruar diç i takon vetëm Allahut- India dhe Vatikani nëse vërtet e duan Shën Terezën duhet ta njohin Pavarësinë e Kosovës . P.s. Meka dhe Stambolli e kanë vërtetuar qysh moti që e duan Nënën Zahide…

Selam! Bedri Syla – Teolog -Skenderaj

- Advertisement -

MË TË FUNDIT