Specialistët këshillojnë personat që duan të mbajnë dietë të jenë veçanërisht të kujdesshëm në këto pesë pika.
– Produktet me yndyrë: Pikë së pari kur filloni dietën nuk duhet të konsumoni produkte të pasura me yndyrë, krem, djathë dhe perime që përmbajnë nisheste, bukë ose fruta.
– Karbohidratet: Qëndroni larg produkteve mbi të cilat nuk përcaktohet mirë nëse kanë ose jo karbohidrate. Këto produkte nuk janë të përshtatshme për dieta pasi nuk kontrollohet sasia e karbohidrateve.
– Sheqeri: Qëndrimi larg sheqerit apo përdorimi i ëmbëltuesve artificialë nuk është i mjaftueshëm në një dietë. Në etiketën e produktit duhet të përcaktohet mirë sasia e karbohidrateve dhe në bazë të kësaj vendosni ta blini ose jo atë.
– Çamçakëzi: Zakonisht ju nuk mendoni se çamçakëzi, freskuesit, shurupi për kollën apo produkte të tjera të ngjashme janë “ushqime”. Shumica e këtyre produkteve përmbajnë shumë sheqer apo ëmbëlsues kalorikë. Duhet të qëndrohet larg tyre.
– Sallatat: Qëndroni larg llojeve të ndryshme të sallatave ose mezeve ngase p.sh sallata e lakrës ose ajo me peshk ton mund të jetë përgatitur me sheqer.