Manchester City edhe zyrtarisht është përshëndetur nga gara për titull Premierligë, pasi u mposht në udhëtim të Crystal Palace me rezultat 2:1. City rrezikon të përshëndet edhe nga gara me prestigjioze Champions League.
Golin e parë për Cristal Palace e shënoi Murray në minutën e 34’, ndërsa të dytin Puncheon në të 48’.
Golin e vetëm për Cityn, e shënoi Yaya Toure, në minutën e 78.
Me ketë humbje City mbetët në kuotën e 61 pikëve, duke mbetur 9 pikë larg Chelseat, që ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
City javën e ardhshme, e luan në Old Traford, ndaj Manchester United./DrenicaPress/
- Advertisement -