City në udhëkryq: Të zyrtarizoj Klopin, ose të pres për Guardiolan

 

Jurgen Klop konfirmoi largimin nga Borussia Dortmund në fund të këtij sezoni, për të bërë të ditur synimin e tij për të drejtuar një klub jashtë Gjermanisë.
Mediat në angli ka kohë që shkruajnë se drejtuesit e Manchester City janë duke kërkuar një trajner të ri, pasi nuk janë të kënaqur me punën e Manuelle Pellegrinit, trajnerit aktual.
Por sipas “Mirror” te drejtuesit e City është një problem: të nisin negociatat me Jurgen Klopp për t’ia dorëzuar timonin e skuadrës, ose të presin deri në fund të sezonit, për të pritur vendimin e Pep Guardiolës, i cili nëse nuk e fiton Champions League, me gjasë do të largohet nga kampionët gjerman.
Hipoteza e tretë për Sitizens është edhe trajneri i Napolit, Rafa Benitez, i cili nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të marrë timonin e skuadrës angleze.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT