“City mund edhe të më shkarkojë!”

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka thënë se nuk është i sigurt në postin që mban, duke pranuar se rezultatet s’janë dhe aq të mira në Ligën Premier.
Guardiola e ka gjetur veten në qendër të vëmendjes, pasi Manchester City pësoi humbje 4-2 ndaj kampionëve të Leicester City.

Kjo ishte humbja e dytë e skuadrës nga “Etihad” në këtë kampionat. Dy humbjet kanë qenë të dëmshme, sepse i kanë lënë “qytetarët” shtatë pikë prapa liderit të Ligës Premier, Chelsea, pas një fillimi pozitiv të sezonit.

“Unë kurrë nuk jam shkarkuar si trajner dhe kjo është hera e parë në jetën time, që nuk po fitojë kaq gjatë. Sezonin e ardhshëm do të jetë më mirë, dy vjet do të jenë më mirë, por kur erdha këtu e dija se duhej të fitoja menjëherë. Unë e ndiej besimin e pronarëve të klubit, por realiteti është se duhet fituar. Qëndrimi ynë varet nga rezultatet”.

“Kjo është ajo që është. Është e padrejtë në shumë raste, por ju e dini se në kompanitë dhe bizneset e mëdha në botë, nëse diçka nuk funksionon, ju keni për të gjetur një zgjidhje. Normalisht, në futboll, njeriu që duhet të hapë krahun është trajneri, sepse ai ka për detyrë të ndihmojë lojtarët, që të arrijnë nivelin më të mirë”, tha spanjolli.