City me mungesa të mëdha e pret Liverpulin

 

Manchester City e pret nesër në “Etihad Stadium” Liverpulin në derbin e kësaj jave në Premier League. City përballë “The Reds” do të jetë pa katër futbollistë. Këtë e ka konfirmuar vetë trajneri i “Qytetarëve”, Manuelle Pellegrini.

“Sergio është i aftë dhe i gatshëm për lojë. Davidi vazhdon të ketë dhimbje në kyçin e këmbës, dhe është e rrezikshme për ta inkuadruar në lojë. Për fat të keq Samir Nasri është i lënduar, njëjtë dhe Wilfried Bony dhe Vicent Kompany”, ka deklaruar Manuel Pellegrini, trajneri i Manchester City.

Derbi Manchester City – Liverpul zhvillohet nesër prej orës 18:30./Drenicapress.info/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT