Çitaku në Këshillin e Sigurimit: Retorika e Serbisë nuk pengon ndërtimin e paqes në Kosovë

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, gjatë fjalës së saj në seancën e Këshillit të Sigurimit, ka përmendur fushatën raciste të Serbisë për ta penguar Kosovën në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, përkatësisht në UNESCO.
Ajo ka përmendur deklaratave ministrit të jashtëm serb, Ivica Dacic i cili kishte krahasuar Kosovën me ISIS’in.

Por Çitaku ka thënë se retorika e tillë nuk do ta pengojë zhvillimin e Kosovës,.

“Të jeni të sigurt se ne nuk do të lejojmë retorikën e fqinjit tonë që të na pengojnë në përkushtimin tonë për ndërtimin e paqes, dialogut dhe tolerancës ndërfetare në Kosovë.

Nuk do të negociojmë me Serbinë, ashtu siç nuk do të kërkojmë leje për anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, ka thënë Çitaku./Express/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT