Cinizmi i “Komandantëve” në Kosovë e Maqedoni

Shkruan: Fidan Mustafa

Tensionimi i situatës në Maqedoni, vjen në kohën kur shantazhet, montimet politike e manipulimet shtetëror, të qeverisjes Maqedonase në bashkëpunim me palën shqiptare të udhëhequr nga Ali Ahmeti, po udhëheqin represionin e pushtetit sllavo-maqedonas kundër popullatës shqiptare në Maqedoni për çmimin e kolltukëve të tyre politike.

Për një dekadë rresht, BDI, manipuloj me vullnetin e popullit shqiptare në Maqedoni, që nga marrëveshja e Ohrit, marrëveshje e cila asnjëherë nuk është implementuar në praktik, e deri në momentin e fundit kur edhe ikën përgjegjësisë si lidership në pushtet, duke i lënë shqiptarët në mëshirën e pushtetit sllavo-maqedonas dhe përfunduan si bashkautor të montimeve politike kundër popullit të tyre (tradhtar i kombit).

Paralelisht këtyre zhvillimeve në Kumanovë, Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Kryeministri Isa Mustafa, ka reaguar siç thuhet për dhunën e ushtruar pa specifikuar palët dhe pasojat, ndërsa në anën tjetër, ka reaguar edhe Ministri i punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi i vetëshpallur “Gardian i shqiptarëve” në Maqedoni, duke thënë se: “Republika e Kosovës dënon ashpër cenimin e rendit dhe sigurisë nga çfarëdo individi apo grupi me qëllime destabilizuese në Maqedoni” . Ku len të kuptohet se shqiptarët paskan cenuar rendin kushtetues të Maqedonisë e paskan prish sigurinë e pushtetit të atyshëm Maqedonas dhe pushtetin e mikut të tij Ali Ahmetin.

Ministri i punëve të jashtme të Kosovës H. Thaçi, vazhdon me injorimin e shqiptarëve në Kumanovë, ku nuk përmend askund në komunikatë vrasjen e civilëve dhe ushtrimin e dhunës nga ushtria e policia Maqedonase, madje nuk përmend askund arrestimet e civilëve, gra, fëmijë, pleq, djegiet e shtëpive etj, por i cili përmend vetëm mbrojtjen dhe mbështetjen e qeveris Maqedonase në ketë aksion.

Ndërsa, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, nuk pa të arsyeshme ndërprerjen e koncertit i cili u mbajt për nder të ditës së Evropës, në kohen kur në qytetin e Kumanovës po zhvillohej shkëmbim zjarri e vrasje të civilëve shqiptarë e shpërngulje të tyre.

Që nga viti 2001, shqiptarët në Maqedoni janë burgosur e persekutuar në forma të ndryshme me akuza e shantazhe të orkestruara mirë në kuzhinat e shërbimeve të caktuara që veprojnë në Ballkan dhe të frymëzuar nga lidershipi shqiptar, ku njëherë këto shërbime (ballkanike) po tensionojnë gjendjen në trevat shqiptare, në kohen kur shqiptarët po shkojnë drejt faktorizimit kombëtar e ndërkombëtar.

Prandaj, cinizmi i elitave politike shqiptare si në Maqedoni ashtu edhe atyre në Prishtinë e Tiranë, është i papranueshëm përball këtyre zhvillimeve në Maqedoni. Qëndrime të tilla vetëm sa po rikonfirmojnë gjendjen e brishtë të lidershipit shqiptarë në këto treva, një lidership i cili është katapultist nga hotelet e Tiranes e shërbimet ballkanike me seli ne Zvicër, që nuk kanë asgjë të përbashkët me kombin dhe popullin shqiptarë, e aq më pak me vlerat Evropiane.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT