Cilat janë prioritetet e Xhavit Drenorit për Drenasin?

Kandidati, Xhavit Drenori për kryetar të Drenasit ka përmendur në “Interaktiv” të KTV-së katër çështjet në të cilat do të fokusohet gjatë mandatit të tij.

Ai ka thënë se ndonëse buxheti ka kaluar dhe bëhet fjalë për mandat të shkurtër, do të fokusohet në arsim, shëndetësi, urbanizëm dhe uzurpimi i pronave, transmeton Koha.net.

“Të gjithë që kemi hy në garë e dimë që bëhet fjalë për një mandat shumë të shkurte, pritjet e qytetarëve janë shume të mëdha e buxheti ka kaluar. Ne nuk duhet të flasim për projekte të mëdha”, ka thënë ai.

“Arsimi është çështja e parë. Mësimdhënësit nuk kanë fare diploma universiteti. E dyta është shëndetësia. Tre muajt e parë duhet punuar në arsim dhe katër deri pesë muaj do të punohet në shëndetësi, secila qendër mjekësore do të monitorohet me kamera”, shtoi tutje Drenori.

Sipas tij, urbanizmi dhe pronat e uzurpuara duhet të monitorohen në mënyrë strikte.

“Çështja e tretë është urbanizmi. Të gjitha investimet do t’i monitorojmë strikt. Me ato kompani të cilat na kanë mashtruar deri tash, nuk do të punojmë me to. Çështja e katërt është e pronave. Kemi shumë prona që janë të uzurpuara dhe jo vetëm nga njerztë e Pdk-së. Ky është debati që ka mi hy Lladrovci pasi nuk mundet m’i ikë këtij debati”, ka thënë Drenori.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT