Zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, morën rezultatin e shumëpritur, me fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje, si partia me më së shumti vota në shumicën e komunave të Kosovës.

Edhe në kryeqytetin e Kosovës, VV prinë me rezultat, me gjithsej 37,18% të votave, rreth 5% më shumë se Lidhja Demokratike me Vjosa Osmanin në krye.

Ndërsa, Partia Demokratike me gjithsej 15,43% të votave, vendoset si partia e tretë më e votuar në Prishtinë.

Koalicioni i kryeministrit të deritanishëm, Ramush Haradinaj, AAK-PSD, me moton 100% shtet arriti që vetëm 7.61% të votave t’i fitoj në këtë komunë.

Kurse, Nisma Social Demokrate dhe Aleanca Kosova e Re, ndonëse me 4.77% të votave në Prishtinë, nuk e ka arritur të kalojë pragun prej 5% të votave.