Të shumtën e rasteve çdo gjë e gjykojmë sipas këndvështrimit tonë për botën. Por kultura të ndryshme kanë një interpretim ndryshe të dëshirave dhe jetës së tyre. Një anketë e realizuar ngaMovehub na jep një pamje të qartë të asaj çfarë është më e rëndësishme në jetë tek njerëzit e kulturave të ndryshme.
Në fakt në këtë infografik nuk mungon as Shqipëria e shqipëtarët të cilët, parësore në jetë për ta janë të ardhurat. Është e trishtë të mendosh se vendi jonë së bashku me Ukrainën dhe Moldavinë janë të vetmet shtetet qytetarët e së cilëve shqetësohen më shumë për të ardhurat dhe paranë. Sot, shqetësimi kryesor i qytetarëve Europian është Shëndeti dhe Lumturia ndërsa ka edhe prej atyre shteteve Afrikane ku qytetarët e tyre shqetësohen për Edukimin.