Isa Mustafa, shumë shpejt mund të jetë mysafir i gruas me të fuqishme në botë. Kancelaria gjermane, sepse Angela Merkel do të jetë nikoqire e kryeministri kosovar në Berlin.
Vizita e kreut të Qeverisë së Kosovës në kryeqendrën gjermane, pritet të bëhet në muajin qershor. Ftesën e për këtë e konfirmon edhe këshilltari politik i kryeministrit, Valon Murtezaj.
“Ftesa ka ardhur qysh në fillim të mandatit të tij”, thotë Murtezaj, për Klan Kosova.
Bile, kryeministrit të Kosovës në raport me shefen e shtetit gjerman, Murtezaj i dha edhe një cilësim: “Kryeministri është mik i veçantë i Gjermanisë dhe zonjës Merkel”!
Për natyrën e vizitës ai foli shkurt, duke thënë se ka të bëjë me sundim rendi dhe ligji, si dhe forcim të marrëdhënieve ndërshtetërore.
Murtezaj nuk deshi të komentojë nëse kjo vizitë është një sinjal se me ardhjen e Isa Mustafës në krye të Qeverisë marrëdhëniet Kosovë- Gjermani po përmirësohen, kur dihet se ish kryeministër Hashim Thaçi asnjëherë nuk e vizitoi Berlinin me ftesë të kancelares gjermane.
Ndryshe, këshilltari i Mustafës tha se kjo nuk do të jetë e vetmja vizitë e rëndësishme e shefit të tij. Sipas tij, në vijim do të ketë edhe vizita të tjera në Evropë e SHBA.
- Advertisement -